• e hënë, 01 korrik 2024

Berisha: Shqipëria nuk ka më shumë se 1,4 milionë popullsi

Berisha: Shqipëria nuk ka më shumë se 1,4 milionë popullsi

Tiranë, 30 qershor 2024 (MIA) - Në Shqipëri nuk ndalojnë reagimet rreth rezultateve të regjistrimit, veçanërisht sa i përket numrit të popullsisë dhe përkatësisë etnike. 

Lideri i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha, i cili pas vendimit të gjykatës që t'i kthehet e drejta e vulës dhe llogos, përsëri është në krye të partisë më të madhe opozitare, e akuzoi kryeministrin aktual Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij nga vendi përzuri 40 për qind të popullsisë dhe se numri i treguar prej diç më shumë se 2,4 milionë banorëve është manipulim i pastër.

"Këtë e them sepse këto ditë përballen shifrat e vërteta të statistikave të Institutit të Statistikave të BE, statistikave të SHBA dhe Britanisë, me statistikat e Edi Ramës, të mashtrimit, të trillimeve dhe përpjekjeve monstruoze për të mbuluar gjenocidin që ai kreu me regjimin e tij ndaj shqiptarëve", tha Berisha.

Duke paraqitur, siç tha ai, të dhëna të konfirmuara për 8 vjet, jo për 11 vjet, pra në periudhën 2014-2022, EUROSTAT konstatoi se më shumë se 950 mijë banorë janë larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

"Regjimi i Ramës si asnjë tjetër mbi tokë pa luftë civile përzuri nga Shqipëria mbi 1 milion e 100 mijë banorë në 8 vite. Në BE mbi 950 mijë, statistika e Britanisë së Madhe konfirmon se në këtë vend janë larguar 46 mijë në SHBA 42,5 mijë, domethënë rreth 1 milionë e 80 mijë", tha Berisha .

Sipas tij në këtë numër nuk janë përfshirë dhjetëra qytetarë shqiptarë të cilët kanë shkuar në Kanada, Norvegji, Zvicër, vendet e Gjirit Persik dhe vende të tjera të botës. 

Ai thotë se në vend nuk ka më shumë se 1,4 milionë popullsi përkundër Institutit të Statistikës 2.402.113 banorë, sipas regjistrimit. fc/

Fotografia: PD

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR