• e premte, 20 dhjetor 2024

Fon der Lајen shkon "në gjueti" përt votat për rizgjedhjen e saj në Parlamentin Evropian

Fon der Lајen shkon

Bruksel, 29 qershor 2024 (MIA) – Pasi krerët e shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së të enjten diçka para mesnatës me shumicë të kualifikuar e emëruan atë për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen tani në mënyrë që të rizgjidhet duhet të sigurojë shumicën absolute të votave në Parlamentin Evropian.

Von der Lajen u propozua për rizgjedhje në kuadër të paketës së dakorduar midis Partisë Popullore Evropiane (PPE), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupit liberal "Ta ripërtërijmë Evropën", në kuadër të të cilit ish-kryeministri portugez Antonio Kosta u zgjodh si Presidenti i ri i Këshillit Evropian, ndërsa kryeministrja estoneze Kaja Kallas u nominua si kandidate për Përfaqësuese të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, PPE, SD dhe RE së bashku kanë 399 deputetë ose 38 më shumë se 361 vota të kërkuara për një shumicë absolute për rizgjedhjen e Von der Lajen.

Ndonëse pas nominimit zyrtar Von der Lajen u shpreh optimiste se votat e deputetëve të PPE-së, socialdemokratëve dhe liberalëve do të ishin të mjaftueshme për rizgjedhjen e saj, megjithatë të mësuar nga përvoja e vitit 2019, ajo nuk mund të jetë e sigurt se të gjithë këta 399 deputetë do të mbështesin kandidaturën e saj, duke qenë se votimi është i fshehtë që lejon deputetët të shpërfillin udhëzimet e grupeve të cilave u përkasin.

Европскиот парламент на денешната пленарна сесија во Стразбур нагласи дека мора да се дадат гаранции за заштита на граѓаните, а потоа ја даде својата согласност за договорот за излез на Обеди

Në zgjedhjen e saj të parë si Presidente e Komisionit Evropian në vitin 2019, Von der Lajen mori 383 vota, megjithëse në atë kohë tre grupet që qëndronin pas kandidaturës së saj kishin 442 deputetë. Ajo u zgjodh falë votave të Lëvizjes italiane “të painkuadruar” Pesë Yjet (M5S) dhe disa partive më të vogla, pasi as disa nga deputetët e saj të PPE-së nuk votuan për të.

Tani ka edhe paralajmërime se eurodeputetët e Partisë Republikane Franceze (LR) nuk do ta mbështesin përsëri kandidaturën e saj dhe është e mundur që këtë do ta bëjnë edhe disa nga kolegët e tyre nga Partia Popullore Spanjolle (PP), të cilët e konsiderojnë Von der Lajen "shumë të afërt" me kryeministrin socialist spanjoll Pedro Sançez. Edhe LR dhe PP janë anëtarë të PPE-së. Për "arsye të tjera", disa nga deputetët e SD dhe RE mund të mos votojnë për rizgjedhjen e saj.

Sipas burimeve në PE, Von der Lajen që javën e kaluar ka zhvilluar takime me udhëheqësit e Socialdemokratëve dhe Liberalëve, Iraçe Garsija dhe Valeri Ajer, por edhe me disa "individë kryesorë" midis eurodeputetëve.

Ajo deklaroi pas Samitit të së enjtes se përvoja tregon se vendimi se si të votohet shpesh merret nga delegacionet kombëtare të partive, kështu që nuk do të përqendrohet në negociata vetëm me grupet socialdemokrate dhe liberale, por edhe me "pjesë të caktuara të grupeve të tjera politike."

Претседателот на Европската комисија Урсула фон дер Лајен  денеска ќе сведочи пред Одбор на германскиот Парламент што истражува дали имало престапи во ангажирањето надворешни експерти во Мини

Von der Lajen nuk specifikoi se me cilat "pjesë të grupeve të tjera" planifikonte të bisedonte, duke përsëritur se ato duhet të jenë me orientim "proevropian, proukrainas dhe pro-sundimit të së drejtës". Ajo shtoi se ishte e gatshme të fliste me këdo që e ftonte të paraqiste "udhëzimet e saj politike".

Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane, përfaqësuesit e PPE-së theksuan se bashkëpunimi është i mundur me disa "anëtarë të moderuar" të grupit të krahut të djathtë Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), siç janë Vëllezërit e Italisë (IHD) të kryeministres italian Gjorgja Meloni dhe Partia Demokratike Qytetare (UDF) e Kryeministrit çek Petër Fiala.

Fiala mbështeti kandidaturën e Von der Lajen në Samitin e BE-së, ndërsa Meloni abstenoi. Tre eurodeputetët e UDF-së mund të mos ndryshojnë shumë në votim, gjë që nuk ndodh me 24 eurodeputetët nga radhët e FDI-së.

Një marrëveshje e mundshme me Melonin për të mbështetur rizgjedhjen e saj në këmbim të një posti “të rëndësishëm” të komisionerit të BE-së në lidhje me resoret ekonomike për Italinë dhe emërimin e një stafi të ECR si nënkryetar ekzekutiv ose nënkryetar i Komisionit Evropian, siç kërkohet nga kryeministrja italiane, do të ishte shpatë me dy tehe për Von der Lajen, pasi një “bashkëpunim” i tillë mund të shkaktonte pakënaqësi midis disa eurodeputetëve të “partnerëve të koalicionit”, kryesisht socialdemokratëve, të cilët nuk do ta mbështesnin atë në votimin në Parlamentin Evropian.

Претседателката на Европската комисија, Урсула фон дер Лајен и италијанската премиерка Џорџа Мелони денеска од Лампедуза ги повикаа европските партнери да и помогнат на Италија во управувањет

Kjo është arsyeja pse për Von der Lajen një variant "më pak i dhimbshëm" do të ishte të kërkonte mbështetje nga grupi i të Gjelbërve, të cilët nuk i fshehin ambiciet e tyre për t u bërë "partner i barabartë" në të ashtuquajturën "shumicë proevropiane".

Kancelari socialdemokrat gjerman Olaf Sholc shprehu optimizëm pas përfundimit të samitit në orët e para të mëngjesit të së premtes se Von der Lajen do të merrte mbështetjen e nevojshme në Parlamentin Evropian dhe se nuk kishte nevojë të "merrej me të djathtën".

"Unë jam plotësisht i bindur se është mirë nëse partitë që janë pjesë e familjeve të partive populiste të krahut të djathtë nuk janë baza e kësaj mbështetjeje," tha Sholc, duke shtuar se "të paktën pjesërisht duhet të presin" votat nga të Gjelbrit për rizgjedhjen e Von der Lajen.

Jozyrtarisht, si datë në të cilën Parlamenti Evropian do të votonte për rizgjedhjen e Von der Lajen përmendet 16 korriku.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR