• e premte, 26 korrik 2024

Qytetarët t'i përdorin fluturimet për evakuim nga Izraeli, apelon ambasadorja malazeze Petroviq

Qytetarët t'i përdorin fluturimet për evakuim nga Izraeli, apelon ambasadorja malazeze Petroviq

 Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Në një situatë të përkeqësimit të sigurisë, u bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin fluturimet për evakuim nga Izraeli, sepse nuk e dimë se kur do të mund të organizojmë fluturimin e radhës dhe me çfarë dinamike do të jetë, porositi ambasadorja e Malit të zI në vend, Marija Petroviq, pas arritjes së aeroplanit nga Tel Avivi me pasagjerë të cilët janë përgjigjur në thirrjen për evakuim nga Izraeli. 

Petroviq shprehu mirënjohje deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe MPJ-së, siç tha, për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

 "Në këto momente të vështira miqësia jonë po thellohet dhe së bashku tregojmë humanizëm dhe kujdes për qytetarët tanë. Këto janë moment të vështira dhe të gjithë ne jemi çdoherë këtu për qytetarët tanë", deklaroi Petroviq. 

 Organizimi i këtyre fluturimeve, theksoi Petroviq është veçanërisht i rëndë, dhe siç tha, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm, se qeveritë ndërmarrin gjithçka që është në fuqinë e tyre. 

"Ekzistojnë edhe rreziqe financiare dhe të sigurisë dhe qytetarët tanë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Qeveritë tona po bëjnë gjithçka që munden. Edhe misionet diplomatike-konsullore malazeze dhe të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë ne po japim gjithçka që mundemi në këto momente", deklaroi Petroviq.

 E pyetur për numrin e shtetasve malazezë që ende presin të evakuohen nga Izraeli, Petroviq, tha se ende nuk dihet numri i saktë.

Mali i Zi, theksoi ajo, tashmë kishte organizuar një fluturim evakuimi, i cili përfshinte edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit.

"Shpresoj që në periudhën e ardhshme do të arrijmë që të gjithë qytetarët tanë t'i kthejmë të sigurtë", deklaroi Petroviq.

Qeveria e Maqedonisë sot organizoi transport ajror falas për qytetarët që kërkuan ndihmë dhe evakuim nga Izraeli, me fluturim çarter në bashkëpunim me “Eir Serbia” nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv deri në aeroportin e Shkupit. Siç njoftoi Qeveria dje, shpenzimet e fluturimit do të mbulohen nga Buxheti. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR