• e martë, 18 qershor 2024

QMK: Gjithsej 1.748 thirrje në 112 në 24 orët e fundit

QMK: Gjithsej 1.748 thirrje në 112 në 24 orët e fundit

Shkup, 24 janar (MIA) -  Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1,748 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112. Prej tyre, thirrje "reale" ishin 39,99 për qind, ndërsa 60,01 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve, që nuk kanë qenë urgjente.

Drejt Policisë janë drejtuar 52,47 për qind, drejt Ndihmës së shpejtë mjekësore 38,78, drejt zjarrfikësve 3,81, ndërsa ndaj LAMM-së 0,36 për qind e thirrjeve reale.

Nga QMK-ja sqarojnë se thirrjet pranohen, përpunohen dhe ka koordinim të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre. Kjo realizohet përmes operativëve kujdestarë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për operacione dhe koordinim (SOK).

"Për një pjesë të thirrjeve veprohet sipas procedurave standarde operative në koordinim paralel dhe njëkohësisht me disa institucione të angazhuara në Sistemin për Menaxhim me krizat (SMK), në pajtim me natyrën e emergjencave të raportuara 'reale'", njofton QMK. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR