• e mërkurë, 26 qershor 2024

Menaxhimi digjital dhe përdorimi përgjegjës i VI në fokusin e Konferencës rajonale për inhternet-liri të BIRN

Menaxhimi digjital dhe përdorimi përgjegjës i VI në fokusin e Konferencës rajonale për inhternet-liri të BIRN

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Menaxhimi digjital, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave, onlajn dezinformaat, ekstremizmi i dhunshëm dhe përdorimi përgjegjës i inteligjencës artificiale janë në fokusin e Konferencës rajonale për intrnet-lir8i që po mbahet në Shkup nga sot deri më 20 qershor në organizim të Rjetit hulumtues ballkanik të reporterëve (BIRN).

Në konferencën, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë nga fusha e të drejtave digjitale dhe lirive nga të gjitha fushat relevante, si dhe institucioneve të angazhuara për politikat e ndërlidhura me internet do të flasë edhe për dhunë të bazuar në gjini përmes teknologjive informatike dhe komunikuese (IKT), si dhe nismat rajonale për me naxhim me internetin ku marrin pjesë më shumë palë të prekura.

Siç informoi në deklaratë për meda para hapjes së konferencës, Ana Petrusheva, drejtoresha e BIRN, pjesëmarrësit vijnë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

"Sot fillojmë me përfaqësues të agjencive për mbrojtjen e të drejtës së privatësisë dhe të dhënave. Megjithatë, do të flitet edhe për mënyrën e përdorimit të inteligjencës artificiale në mënyrë të përgjegjshme, çka me proceset zgjedhore në epokën e dezinformimit, regjistrimit dhe shkeljes së të drejtave të privatësisë përsa i përket vendosjes së kamerave në qytete të ndryshme, por dhe shumë tema të tjera, të cilat, për fat të keq, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në të gjitha shoqëritë tona, por nuk janë aq të larta në axhendë, natyrisht në lidhje me temat dhe politikat tjera që e preokupojnë opinionin", sqaroi Petrushevska.

Përmes kësaj, BIRN shpreson të rrisë vetëdijen, por, siç tha Petrusheva, do t'i frymëzojë edhe gazetarët që të merren më shumë me këtë temë.

Drejtori i BIRN vlerësoi se kjo temë nuk është shumë e përfaqësuar në vendin tonë dhe ka shumë aspekte që duhet të jenë në fokus të raportimit tonë.

Ambasadori evropian Dejvid Gir theksoi se jetojmë në një botë në të cilën transformimi digjital ofron mundësi dhe avantazhe të mëdha, por edhe sfida.

"Kjo konferencë është një mundësi për të parë botën mediatike dhe sfidat që sjell digjitalizimi, qofshin ato dezinformata, sulmet kibernetike, bullizmi onlajn dhe gjithë spektri i problemeve”, tha ai.

Gir shtoi se është mirë që më shumë gazetarë janë mbledhur këtu për të diskutuar se çfarë duhet bërë dhe se si së bashku mund të sigurojmë që të ketë përfitim nga bota digjitale, por në të njëjtën kohë si të mbrohemi nga aspektet negative që ekzistojnë. në një kontekst digjital.

"Sfida është kudo, edhe në BE, dhe për këtë kemi ndryshuar legjislacionin, për të përmirësuar mbrojtjen në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Ka sfida të mëdha dhe ne duhet të kërkojmë mbrojtje më të madhe të këtyre të drejtave, theksoi ambasadori evropian.

BIRN monitoron vazhdimisht shkeljet e të drejtave digjitale (përfshirë por pa u kufizuar në gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, cenimin e privatësisë, dhunën ndaj pakicave, heqjen e përmbajtjes, kërcënimet kibernetike).

Ata prodhojnë raporte vjetore dhe rekomandime që synojnë përmirësimin e politikave dhe përpjekjeve të avokimit rreth të drejtave dhe lirive dixhitale.

Aktivitetet synojnë të përfshijnë media të tjera lokale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në raportimin mbi të drejtat digjitale duke ofruar trajnime dhe grante.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR