Misajlovski-Ageler: Partneriteti ynë strategjik do të vazhdojë me intensitet të përforcuar
- Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e vendit tonë veçanërisht për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, ka thënë ministri Misajlovski në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, atasheun e ri të mbrojtjes kolonelin Daniel Skvajers dhe nënkolonelin Shon Rufolo, shef i Zyrës për bashkëpunim në mbrojtje, që u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes.
- Post By Sara Ademi
- 18:01, 26 qershor, 2024
Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e vendit tonë veçanërisht për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, ka thënë ministri Misajlovski në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, atasheun e ri të mbrojtjes kolonelin Daniel Skvajers dhe nënkolonelin Shon Rufolo, shef i Zyrës për bashkëpunim në mbrojtje, që u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes.
"Së bashku me partnerin tonë strategjik përforcojmë sigurinë kombëtare, rajonale dhe mbrojtjen kolektive në Aleancë. Një rajon paqësor dhe stabil është nga vlera e veçantë për progresin e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa Armata e Maqedonisë si aleat i dëshmuar do të vazhdojë në mënyrë aktive të kontribuojë në operaconet për mbështetje të paqes", ka theksuar ministri Misajlovski.
Ai ka theksuar se SHBA në 30-të vitet e fundit në mënyrë aktive ka kontribuar për një rajon stabil, ndërsa falë programeve për trajtim, stërvitje dhe zhvillim profesional, si dhe mbështetjes për modernizim dhe pajisje të Armatës, sot pjesëtarët e Armatës japin kontribut të madh në suaza të strukturave komanduese të Aleancës dhe në misionet paqësore të udhëhequra nga NATO-ja, BE-ja dhe KB-ja.
Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, nga të dyja anët është shprehur bindje se bashkëpunimi i shkëlqyer mbrojtës ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë me intensitet të përforcuar.
Në takim, mes tjerash, është biseduar edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në rajon dhe në kontinentin e Evropës në drejtim të ruajtjes së sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qytetarëve, si dhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Uashington. sa/
Foto: Ministria e Mbrojtjes