• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas reshjeve, agrometeorologët rekomandojnë punim shtesë të tokës para mbjelljes

Pas reshjeve, agrometeorologët rekomandojnë punim shtesë të tokës para mbjelljes

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Pas periudhës së reshjeve që përfshinë vendin, te kulturat e caktuara vjeshtore që janë në periudhën e përgatitjes para mbjelljes, sipërfaqja e tokës duhet të përpunohet thellësisht, ndërsa pas përpunimit duhet të vijojë edhe parambjellja dhe përpunimi sipërfaqësor, tregojnë agrometeorologët nga DPHM.

Siç sqarojnë, qëllimi i përpunimit shtesë krijimi i një shtrese sipërfaqësore të lirshme dhe të imët të tokës në të cilën do të mbillet fara.

"Paralelisht me përpunimin e tokës duhet të bëhet edhe plehërimi bazë, si masë e rëndësishme agroteknike, sepse pjesa më e madhe e tokave tona janë të varfra me azot dhe fosfor, të cilave duhet kushtuar vëmendje e veçantë gjatë plehërimit. Pjesa tjetër e kulturave bujqësore ose pjesa më e madhe, janë në fazën e vjeljes, duke u korrur ose frutat e tyre tashmë janë korrur. Rekomandohet që prodhuesit bujqësorë të vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe të kujdesen për të korrat e tyre", theksojnë agrometeorologët.

Ata bëjnë me dije se sipas parashikimit deri nesër do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Ditën e dielë do të ketë ndryshim të dukshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, paraqitje lokale të bubullimave dhe erë të fortë nga veriu. Erë të fortë do të ketë edhe të hënën e cila do të shkaktojë rënie të ndjeshme të temperaturës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR