• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Nikollovski-Lazar: Tema e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 dhe lidhshmëria cilësore e Shkupit me Budapestin

Takim Nikollovski-Lazar: Tema e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10  dhe lidhshmëria cilësore e Shkupit me Budapestin

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 dhe lidhshmëria cilësore e Shkupit me Budapestin, përkatësisht lidhshmëria e Maqedonisë përmes hekurudhës së shpejtë me portet në Greqi dhe me vendet e Evropës Qendrore ishte tema kryesore e takimit të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe ministri i Ndërtimtarisë dhe Investimeve të Hungarisë, Janosh Lazar. Takimi është në kuadër të vizitës së punës të Maqedonisë nga ana e delegacionit të Qeverisë së Hungarisë të cilin e udhëheq kryeministri Viktor Orban.

"Ky është një projekt që do të sjellë përfitime të mëdha për të gjitha vendet e rajonit, do të forcojë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve dhe do të mundësojë transport të sigurt dhe të shpejtë të udhëtarëve dhe produkteve. Jemi duke e bërë hapin e fundit që Maqedonia t'i bashkohet arritjeve të avancuara teknologjike në hekurudhat në rajon, prandaj ky projekt është prioritet jo vetëm për ne por për të gjitha vendet përgjatë Korridorit 10", theksoi Nikoloski.

Në takimin që u mbajt në Ohër, ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vendeve të Bashkimit Evropian për realizimin e një projekti të tillë sepse, siç theksoi, hekurudha e shpejtë është kusht për zhvillim ekonomik dhe komunikim më të mirë për të gjitha vendet e rajonit.

 Në takim u diskutua edhe për përvojën dhe praktikat e aplikuara në të dy vendet në segmente të ndryshme të transportit, ndërtimit dhe investimeve.

Ministri informoi edhe për aktivitetet e përshpejtuara për realizimin e projekteve të mëdha kapitale në Maqedoni. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen ekonomike nga Hungaria për vendin tonë, duke theksuar se fondet nga kredia tashmë janë drejtuar për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore.

"Marrëdhëniet tona dypalëshe me Hungarinë janë në një nivel të shkëlqyer. Hungaria, si pjesë e Bashkimit Evropian, është partner strategjik i Maqedonisë dhe përkrahës i madh në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit si në aspektin e politikave zhvillimore politike ashtu edhe ekonomike", theksoi Nikolloski pas takimit.

Dy ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe avancimin e politikave sa i përket lidhjes rajonale. sa/

foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR