• e mërkurë, 26 qershor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin hungarez Klajn

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin hungarez Klajn

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn.

Siç njofton Kabineti presidencial, në takim u përshëndet dialogu intensiv politik dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm ndërmjet dy vendeve në planin bilateral dhe multilateral.

 Presidentja e falenderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme nga Hungaria si mbështetëse e zëshme e integrimeve evropiane të Maqedonisë e cila përfaqëson interesin tonë strategjik dhe kombëtar dhe mirëpriti prioritetet e presidencës hungareze të Bashkimit Evropian dhe njoftimet në lidhje me politikën e zgjerimit, thuhet në njoftim.

 Në këtë drejtim, u shkëmbyen informacione për rrjedhën e eurointegrimeve të Maqedonisë, me ç'rast presidentja theksoi pritjen se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të vlerësohet drejt, në bazë të kritereve të Kopenhagës.

 Nga Kabineti i presidentës shtojnë se bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në sferën e arsimit, shkencës, mbrojtjes dhe transportit, me ç'rast presidentja shpreson se në periudhën e ardhshme edhe më tej do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe institucioneve të arsimit të lartë të dy vendeve. 

 Në takim u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. qa

Foto: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR