• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërroi jetë Stojan Andov

Ndërroi jetë Stojan Andov

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Në moshën 89-vjeçare ndërroi jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së pavarur të Maqedonisë.

U lind në vitin 1935 në Kavadar, Republika e Maqedonisë. Diplomoi në Fakultetin ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Universitetin e Beogradit.

Ishte nënkryetar i Këshillit ekzekutiv republikan, anëtar i delegacionit të maqedonisë në Kuvendin e republikave dhe krahinave dhe anëtar i qeverisë federale në tre mandate, ku vërehet roli i tij i negociuesit në kontaktet e ish-Jugosllavisë me ekspertët e KEE-së (1971-1987).     

ishte ambasador i ish-Jugosllavisë në Irak (1987-1991).

Ishte themelues i Partisë liberale të maqedonisë dhe si kryetar i saj e udhëhoqi partinë liberale deri në bashkimin me ish-PD-në në vitin 1997, kur u bë kryetar i Këshillit të subjektit të sapoformuar politik. Pas ripërtëritjes së Partisë liberale të maqedonisë, ishte anëtar i zgjedhur i Komitetit të saj ekzekutiv.

U zgjodh nënkryetar i Internacionales liberale.

Në zgjehdjet e para shumëpartiake në vitin 1990, u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe u bë kryetar i Kuvendit në janar të vitit 1991.

     
Në zgjedhjet e dyta shumëpartiake në vitin 1994, sërishu zgjodh deputet në Kuvendin e Republiksë së Maqedonisë dhe kryetar i Kuvendit - detyrë të cilën e kreu deri në mars të vitit 1996.

U zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe në zgjedhjet e vitit 1998.

Ishte kandidat për president të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale në vitin 1999.

Më 30 nëntor të vitit 2000 sërish u zgjidh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, funksion që e kreu deri në tetor të vitit 2002. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR