• e premte, 22 nëntor 2024

Qeveria serbe propozoi shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve

Qeveria serbe propozoi shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve

Beograd, 30 tetor 2023 (MIA) - Qeveria e Serbisë dërgoi një propozim të arsyetuar te presidenti i Republikës për shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve për deputetët, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese mund të sigurojë shkallë më të lartë të demokracisë, ulje të tensioneve të krijuara ndërmjet opsioneve kundërshtuese në shoqëri, refuzimin e ekskluzivitetit dhe shprehjen e urrejtjes dhe afirmimin e së drejtës për shprehjen e lirshme të mendimeve dhe qëndrimeve për disa çështje  politike, ekonomike dhe të tjera, duke e përfshirë edhe afirmimin e mëtutjeshëm të vlerave evropiane", citohet në kumtesën e Qeverisë së Serbisë.

Në propozimin e shpërndarjes së Parlamentit, mes tjerash, citohet se kohë më parë ka pasur kërkesë nga një pjesë e opinionit të shpallen zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme për deputetët, ndërsa më 11 shtator një pjesë e partive politike opozitare një kërkesë të tillë e dorëzuar te presidenti i Republikës.

Qeveria, duke u nisur në radhë të parë nga kjo kërkesë, mbajti qëndrimin se zbatimi i procesit zgjedhor, si një nga postulatet bazë të një shoqërie demokratike, do të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar forcën politike të argumenteve, rezultateve të deritanishme dhe planet e të gjithë aktorëve të skenës politike dhe t'u mundësohet qytetarëve të shprehin lirshëm vullnetin e tyre në cilin drejtim duhet të lëvizë Republika e Serbisë, citohet në kumtesë.

Gjithashtu, në seancë anëtarët e Qeverisë morën vendime për shpërndarjen e Kuvendit dhe themelimin e Administratës së Përkohshme të Qytetit të Beogradit dhe të njëjtat vendime u morën edhe për 64 qytete të tjera dhe vetëqeverisje lokale në Serbi. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR