• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e Spanjës shpall tre ditë zie për viktimat nga përmbytjet

Qeveria e Spanjës shpall tre ditë zie për viktimat nga përmbytjet

Madrid 30 tetor 2024 (MIA)- Qeveria e Spanjës sot ka shpallur tre ditë zie për nder të viktimave nga përmbytjet në pjesët jugore dhe lindore të vendit, shifër që tanimë ka arrit në 64 persona, transmetojnë mediat franceze.

Zija treditore do të fillojë nesër, më 31 tetor dhe do të zgjasë deri të shtunën, 2 nëntor, deklaroi para gazetarëve ministri për politikë territoriale Anhel Viktor Tores, duke shtuar se kryeministri Pedro Sançez nesër do të vizitojë zonat e prekura.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR