Qeveria britanike nuk e dëshiron Rusinë në G7 derisa zgjatë lufta në Ukrainë
- Qeveria britanike nuk do ta pranojë idenë që Rusia të kthehet në grupin G7, përderisa forcat e saj ndodhen në territorin ukrainas, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:19, 25 shkurt, 2025

Londër, 25 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria britanike nuk do ta pranojë idenë që Rusia të kthehet në grupin G7, përderisa forcat e saj ndodhen në territorin ukrainas, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë britanike.
Në pyetjen nëse Britania e Madhe mund t'i lejojë Rusisë të kthehet në grupin e shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë, G7, prëderisa ende e mban në okupim territorin ukrainas, zëdhënësi tha se qëndrimi i qeverisë së Britanisë së Madhe mbetet i pandryshueshëm.
"Nuk mund të pranojmë që Rusia t'i bashkohet G7-shit derisa ka forca ilegale në Ukrainë. Ai është qëndrimi ynë me vote të tëra. Ai nuk ka ndryshuar", deklaroi zëdhënësi.
Presidenti amerikan, Donalld Tramp e shprehi mundësinë që Rusia sërish t'i bashkohet grupit G7, ndërsa ministri britanik për siguri nacionale Den Xharvis paraprakisht sugjeroi se kjo është e mundur.
Zëdhënësi i qeverisë britanike, duke e komentuar deklaratën e Xharvis, tha se ministri ka folur për atë 2në kontekst më të gjerë", për mënyrën e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Xharvis paraprakisht tha se inkuadrimi i sërishëm i Rusisë në G7 do të jetë "çështje që duhet të bisedohet me aleatët ndërkombëtarë".
Pas aneksimit të krimesë në vitin 2014, Rusisa u përjashtua nga grupi i tetë vendeve më të zhvilluara industrialisht, i cili deri më atëherë quhej G8. ab/
Foto: МIА arkivi