• e martë, 05 nëntor 2024

Propozim-vendimi për rroga më të ulëta të funksionarëve dhe deputetëve u mbështet nga Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime

Propozim-vendimi për rroga më të ulëta të funksionarëve dhe deputetëve u mbështet nga Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Me tetë vota "për", asnjë kundër dhe të përmbajtur, Komisioni kuvendor për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve sot e miratoi Propozim-vendimin për caktim të koeficientëve për caktim të rrogës së presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të funksionarëve të cilët i zgjedhë dhe emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me Vendimin, koeficientët për caktimin e kompensimit të rrogës dhe rrogës së funksionarëve të cilat ishin prej 2,20 deri 4,50, ulen dhe paraqesin 1,91 deri 3,92. Ulen edhe koeficientët e rrogavr zë deputetëve. Ata silleshin prej 3,5 deri 4, ndërsa tani janë zëvendëuar me koeficientët prej 3,04 deri 3,92.

Koeficientët do të fillojnë të zbatohen me pagesën e rrogës për muajin shkurt 2024.

Për diskutim rreth kësaj pike nuk u paraqit askush nga anëtarët e pranishëm të Komisionit.

Kryetarja e Komisionit, Maria Georgievska përkujtoi se Kuvendi dje, me procedurë të shkurtuar, i solli ndryshimet ligjire të cilat duhet të mundësojnë zbatim të Propozim-vendimet për rrogat.

Siç sqaroi Georgievska, në Ligjin për rroga dhe kompensime të tjera të persosnave të zgjedhur dhe të emëruar, janë caktuar koeficientët për konstatim të kompensimit të rrogës dhe rrogë, ndërsa janë në suaza prej 2,20 deri 4,50. Ato janë zëvendëusuar me koeficientët prej 1,91 deri 3,92.

"Në kuadër të këtre koeficientëve, Komisioni duhet të sjellë vendim për caktimin e koeficientëve për caktim të rrogëss së funksionarëve të cilët i zgjedhë dhe emëron Kuvendi. Kuvendi, gjithashtu, e ndryshoi edhe Ligjin për deputetët në të cilin janë caktuar koeficientët e rrogave të deputetëve që lëviznin prej 3,5 deri 4. Ata janë zëvendësuar me koeficientët 3,04 deri 3,92. Komisioni duhet të sjellë vendim për caktimin e koeficientëve për caktimin e rrogës së deputetëve", tha kryetarja Georgievska. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR