• e diel, 27 tetor 2024

Programi botëror për ushqim: Në botë 733 milionë njerëz përballen me urinë

Programi botëror për ushqim: Në botë 733 milionë njerëz përballen me urinë

Nju Jork, 27 tetor 2024 (MIA) – Programi botëror për ushqim njoftoi se 733 milionë njerëz në botë përballen me urinë, gjegjësisht çdo i 11-ti banor i Tokës.

“Përderisa rriten sfidat globale, ndihma për ushqimin është shpëtim për miliona të goditur nga konflikte dhe kriza”, thuhet në porosinë e Programit Botëror të Ushqimit me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, e cila festohet të mërkurën e ardhshme. 

Programi botëror për ushqim publikoi një thirrje në shumë media sociale, duke bërë thirrje për përpjekje më të mëdha që të sigurohet ushqimi të arrijë te të gjithë njerëzit që kanë nevojë, si dhe të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e katastrofës nga uria. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR