• e hënë, 19 maj 2025

Programi botëror për ushqim ka mbetur pa rezerva të ushqimit në Gazë

Programi botëror për ushqim ka mbetur pa rezerva të ushqimit në Gazë

Gazë, 25 prill 2025 (MIA) - Programi botëror për ushqim (WFP) sot publikoi se i ka shfrytëzuar të gjitha rezervat e ushqimit për familjet në Gazë, pasi vendkalimet kufitare janë mbyllur që nga 2 marsi.

"WFP sot i ka dorëzuar rezervat e mbetura të ushqimit në kuzhinat që sigurojnë racione të ngrohta në Rripin e Gazës", kumtoi agjencia.

Ata deklaruan se pret që këto kuzhina, të cilat paraqesin ndihmë vitale për gjysmën e popullatës, duke siguruar 25 për qind të nevojave ditore për ushqim, së shpejti të mbeten pa rezerva.

Agjencia e KB-së njofton se 25 furrat e bukës, të cilat ajo i ka mbështetur, u mbyllën më 31 mars, pasi mbaruan furnizimet me miell gruri dhe karburant për gatim.

Paketat e ushqimit, të shpërndara deri te familjet, u konsumuan brenda së njëjtës javë.

“Agjencia paralajmëroi për mungesa të mëdha të ujit të sigurt dhe karburantit për gatim, duke i detyruar njerëzit të kërkojnë produkte që mund t’i djegin për të përgatitur racione”, thuhet në kumtesë.

Gaza po përballet me bllokadën më të gjatë të vendkalimeve të saj kryesore kufitare në histori, pa dërgesa humanitare ose tregtare për më shumë se shtatë javë.

Programi Botëror për Ushqim raporton se çmimet e ushqimeve janë rritur për 1.400 për qind krahasuar me kohën e armëpushimit, ndërsa nevojat themelore janë në mungesë kritike, duke shkaktuar shqetësime serioze për ushqim për grupe të prekshme, duke përfshirë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, lehonat dhe të moshuarit.

Më shumë se 116.000 ton ndihmë humanitare, të mjaftueshme për të ushqyer një milion njerëz për katër muaj, janë gati të hyjnë në Gazë sapo të rihapen kufijtë, kumtoi agjencia.

"Situata në Rripin e Gazës ka arritur përsëri në një pikë kritike. Njerëzit nuk kanë mjete për t'u përballuar", paralajmëroi WFP.

Agjencia gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që "t'u japin prioritet nevojave të civilëve dhe të lejojnë menjëherë hyrjen e ndihmave në Gazë, duke respektuar detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar". bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR