• e mërkurë, 26 qershor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtim të Ukrainës në Berlin

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtim të Ukrainës në Berlin

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot dhe nesër në Berlin do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës, kumtoi Kabineti i presidentes.

Në Konferencë, nikoqirët e së cilës janë kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, është paraparë pjesëmarrje e shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të biznes sektorit dhe atij civil.

Është paraparë që presidentja Siljanovska Davkova të ketë fjalim të saj në ngjarjen.

Konferenca është vazhdim i serisë së ngjarjeve vjetore në nivel të lartë, kushtuar rikuperimit të shpejtë dhe rikonstruimit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të pushtimit ushtarak rus. Qëllimi kyç i ngjarjes është të sigurohet përkrahje e vazhdueshme ndërkombëtare për rimëkëmbje, rikonstruim, reforma dhe modernizimi i Ukrainës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR