Presidentja Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP, Armen Grigorjan.
- Post By Sara Ademi
- 16:56, 26 qershor, 2024
Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP, Armen Grigorjan.
Në takim, siç kumtoi Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, është diskutuar për bashkëpunimin dhe aktivitetet e UNDP-së, me ç'rast ajo shprehu kënaqësi nga partneriteti afatgjatë me UNDP-në, i cili në bashkëpunim me institucionet e Maqedonisë, komunat dhe shoqërinë civile japin kontribut të madh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Siljanovska-Davkova theksoi se vlerëson shumë angazhimin dhe iniciativat e UNDP-së në fusha të ndryshme thelbësore, si zhvillimi ekonomik, përfshirja sociale, barazia gjinore, forcimi institucional, mbrojtja e mjedisit, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërja.
Në takim u konstatua se aktivitetet prioritare të UNDP-së në vendin tonë për periudhën 2021-2025 janë të harmonizuara me prioritetet kombëtare të Maqedonisë, të bazuara në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe plotësisht në përputhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. sa/
Foto: Kabineti i Presidentes të Republikës së Maqedonisë së Veriut