Ndërroi jetë një lehonë në Kumanovë
- Në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë mbrëmë ka ndërruar jetë një lehonë 31 vjeçare, konfirmuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, Spitali i përgjithshëm Kumanovë dhe Prokuroria publike.
Shkup, 28 shtator 2024 (MIA) - Në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë mbrëmë ka ndërruar jetë një lehonë 31 vjeçare, konfirmuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, Spitali i përgjithshëm Kumanovë dhe Prokuroria publike.
Nga SPB Kumanovë informojnë se mbrëmë në orën 21:35 drejtori i Spitalit të përgjjithshëm Kumanovë ka njoftuar se në Repartin e Gjinekologjisë të spitalit ka ndërruar jetë një lehonë 31 vjeçare nga Kumanova.
Inspektim ka kryer një ekip i SPB Kumanovë dhe prokuror publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
Priten informacione shtesë gjatë ditës edhe nga institucionet tjera kompetente. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s