• e enjte, 27 qershor 2024

Takimi i Komisionit për Çështje Evropiane me Delegacionin nga Bavaria - Gjermani është partner i rëndësishëm në përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE

Takimi i Komisionit për Çështje Evropiane me Delegacionin nga Bavaria - Gjermani është partner i rëndësishëm në përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane sot realizuan takim me Delegacionin e Parlamentit të Bavarisë, të udhëhequr nga Gerhard Hop, anëtar i Komisionit për Evropën në këtë parlament rajonal në Republikën Federale të Gjermanisë. Në takim, siç njoftoi shërbimi i shtypit parlamentar, u theksua se Gjermania është një partner i rëndësishëm në përpjekjet e vendit tonë për anëtarësim në BE.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane (KÇE), Igor Zdravkovski, e përshëndeti Delegacionin e Bavarisë, në përbërjen e të cilit janë përfshirë edhe ekonomistë, duke theksuar se përbërja e re e Komisionit do të vazhdojë të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të shtetit për t'u integruar në BE.

Në emër të Delegacionit të Bavarisë, Hop theksoi se është shumë e rëndësishme për Bavarinë, por edhe për Gjermaninë në tërësi, të vendosin kontakte me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, me të cilat, siç tha ai, kemi marrëdhënie të mira historike, kulturore dhe personale.

"Si përfaqësues të Parlamentit rajonal, dimë shumë mirë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal dhe për këtë ju keni mbështetjen e plotë për të qenë pjesë e familjes evropiane", theksoi Hop në takim. 

Siç njoftoi nga Kuvendi, të pranishmit në takim ranë dakord që të dy vendet kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e ekonomisë dhe arsimit, edhe pse, siç konkluduan, ka gjithmonë hapësirë për thellimin dhe intensifikimin plotësues të marrëdhënieve në të gjitha fushat. qa

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR