Presidentja Osmani takoi Senatorin republikan, Ted Kruz
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Uashington është takuar me Senatorin republikan, Ted Kruz.
- Post By Fami Bajrami
- 09:15, 13 dhjetor, 2024

Prishtinë, 13 dhjetor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Uashington është takuar me Senatorin republikan, Ted Kruz.
Osmani ka shkruar:
Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Kruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Kruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët.