• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti i Shqipërisë, Begaj pritet me nderime shtetërore në Prishtinë, do të mbajë fjalim në Kuvend

Presidenti i Shqipërisë, Begaj pritet me nderime shtetërore në Prishtinë, do të mbajë fjalim në Kuvend

Prishtinë, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës me nderime shtetërore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani doli për ta pritur homologun e saj para Presidencës, ku u intonuan himnet e dy shteteve nga orkestra e Forcave të Sigurisë së Kosovës. 

Begaj pritet t'i drejtohet deputetëve të Republikës në seancën e sotme formale të Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë pasdite do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Në Kosovë sot shënohet 25 vjetori i Ditës së çlirimit, gjegjësisht hyrjen e forcave të NATO-s pas bombardimeve 78-ditore ndaj Serbisë në vitin 1999. qa/

 

 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR