Policia turke arreston 11 persona lidhur me thirrjet për bojkot
- Policia turke ka arrestuar 11 persona në kuadër të hetimeve për thirrje për bojkot që po përhapen në rrjetet sociale, njofton DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 12:09, 3 prill, 2025

Ankara, 3 prill 2025 (MIA) - Policia turke ka arrestuar 11 persona në kuadër të hetimeve për thirrje për bojkot që po përhapen në rrjetet sociale, njofton DPA.
Kryeprokurori i Stambollit ka nisur hetim mbi akuzat për diskriminim dhe nxitje të shoqërisë në urrejtje dhe armiqësi, raporton televizioni privat turk NTV.
Në kuadër të hetimeve janë lëshuar 16 urdhërarreste.
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamogllu, kryetari i forcës kryesore opozitare të vendit - Partia Popullore Republikane (CHP), Jozgur Jozel dhe studentët bënë thirrje për bojkot kundër arrestimit të kryetarit dhe studentëve të cilët protestojnë.
Si rezultat i këtyre thirrjeve, dje janë mbajtur protesta ku pjesëmarrësit kanë refuzuar të bëjnë kompromis.
Foto: arkivi i MIA-s