• e hënë, 16 qershor 2025

Gutereshi: Nëse nuk e mbrojmë Ukrainën do të pasojë kaos në gjithë botën

Gutereshi: Nëse nuk e mbrojmë Ukrainën do të pasojë kaos në gjithë botën

Berlin, 14 maj 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi, sot paralajmëroi se dështimi për të arritur paqe të drejtë që respekton integritetin territorial të Ukrainës mund të minojë të drejtën ndërkombëtare dhe të shkaktojë kaos në të gjithë botën.

"Në një kohë si kjo, jashtëzakonisht është e rëndësishme që e drejta ndërkombëtare të mbizotërojë", tha Gutershi në konferencën në Berlin për misionin e paqes në KB, duke shtuar: "Në të kundërtën, i hapim derën kaosit në të gjithë planetin".

Mediat britanike raportojnë se ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se nuk ka indikacione se presidenti rus Vladimir Putini seriozisht mendon për armëpushim. qa/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR