• e premte, 05 dhjetor 2025

Socialistët festuan fitoren në sheshin Skënderbej, Rama: Shqiptarët e dinë kujt t’i besojnë

Socialistët festuan fitoren në sheshin Skënderbej, Rama: Shqiptarët e dinë kujt t’i besojnë

Tiranë, 14 maj 2025 (MIA) - Socialistët shqiptarë festuan fitoren e tyre bindëse në zgjedhjet parlamentare të së dielës sonte në sheshin "Skenderbej" në qendër të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij të fitores duke falënderuar të gjithë ata që i dhanë besimin për një mandat të katërt, duke shtuar se shqiptarët kishin zgjedhur Partinë Socialiste për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

"Gur mbi guri, po ndërtojmë një Shqipëri evropiane, prandaj mblodhëm votat. Shqiptarët zgjodhën midis një Shqipërie gjithnjë e më të mirë dhe një Shqipërie të shpifur me sy të nxirë nga goditjet e urrejtjes politike. Midis dritës së yjeve të Evropës dhe errësirës së vrimës në kapelen e rreme, Shqipëria zgjodhi yjet", tha Rama, ndër të tjera, në fjalimin e tij.

Ai i përshëndeti partitë opozitare që siguruan mandate parlamentare dhe i nxiti ato të mos ndiqnin gjurmët e opozitës së vjetër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR