• e hënë, 16 qershor 2025

Të paktën 70 persona humbën jetën në sulmet ajrore intenzive në Rripin e Gazës

Të paktën 70 persona humbën jetën në sulmet ajrore intenzive në Rripin e Gazës

Gazë, 14 maj 2025 (MIA) - Të paktën 70 persona sot u vranë në sulmet ajrore intensive izraelite në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Në mesin e të vrarëve janë të paktën 20 fëmijë, njoftuan përfaqësuesit palestinezë të shëndetësisë. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje deklaroi me vendosmëri se "nuk ka shanse" Tel Avivi të ndalojë ofensivën izraelite para se të mposhtet Hamasi.

Në njoftimin e Netanjahut, të cilën e transmeton kabineti i tij thuhet se forcat izraelite së shpejti do t'i forcojnë sulmet dhe do të hyjnë në Gazë "me forcë të madhe për të përfunduar misionin... Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit". 

Të paktën 50 persona sot u vranë në sulmet rreth Xhabalias, në veriun e Gazës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë. 

Ushtira izraelit refuzoi të komentojë për sulemt, edhe pse mbrëmë vonë IDF-ja i paralajmëroi banorët e Xhabalias të evakuohen, duke theksuar se qëllimi i tyre është infrastruktuar e Hamasit në zonë, përfshirë edhe raketat lansuese. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR