• e hënë, 16 qershor 2025

"Tajms of Izrael": Netanjahu ka kërkuar nga Trampi të mos i heqë sanksionet ndaj Sirisë

Tel-Aviv, 14 maj 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, benjamin netanjahu ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp të mos i heqë sanksionet e SHBA-së për Sirinë, ndërkaq ai këtë kërkesë ia bëri gjatë vizitës së tij në Uashington, muajin e kaluar, kumtoi "Tajms of Izrael", duke iu referuar deklaratës së një funksionari anonim izraelit.

Funksionari thekson se kërkesa ishte parashtruar për shkak të shqetësimit nga një sulm i ri tejkufitar, i ngjashëm me sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023, që kësaj radhe mund të vijë nga Siria.

Funksionari foli nën kushtin e anonimitetit sepse nuk ishte i autorizuar të bisedojë për kërkesën me mediumet.

"Tajms of Izrael" nuk mori koment nga Zyra e kryeministrit për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Presidenti Tramp dje paralajmëroi se do t'i zbusë sanksionet nsaj Sirisë dhe do të ndërmarrë hapa për ripërtëritje të lidhjeve me liderin e ri të saj, Ahmad al-Shara, ndërsa paralajmërimin e realizoi që sot, duke u takuar me të në Riad, në prani të trashëguesit saudit të fronit, Mohamed Bin Salman. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR