Osmani: Zgjerimi i BE-së është më i nevojshëm se kurrë, duhet të vlerësohet në bazë të veprave
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se zgjerimi i BE-së është më i nevojshëm se kurrë, në një kohë kur ngjarjet politike dhe të sigurisë në botë janë të paparashikueshme dhe se në atë proces duhet të vlerësohen veprimet, jo fjalët.
- Post By Sara Ademi
- 20:28, 14 maj, 2025

Prishtinë, 14 maj 2025 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se zgjerimi i BE-së është më i nevojshëm se kurrë, në një kohë kur ngjarjet politike dhe të sigurisë në botë janë të paparashikueshme dhe se në atë proces duhet të vlerësohen veprimet, jo fjalët.
Pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në Prishtinë, Vjosa Osmani deklaroi se BE-ja duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm drejt këtij qëllimi dhe se Kosova është gati të fillojë rrugën e integrimit evropian.
"Presim që nën udhëheqjen tuaj të bëjmë hapa përpara dhe që rruga drejt BE-së të jetë e hapur për Kosovën. Që kjo të ndodhë, shpresojmë që vendet anëtare të bien dakord të heqin masat e padrejta", tha ajo në konferencën për shtyp.
Vjosa Osmani shtoi se pret një frymë të re në dialogun me Serbinë me emërimin e një përfaqësuesi të ri për dialogun. sa/