• e diel, 15 qershor 2025

Koshta: Mali i Zi është një nga shembujt më të mirë të momentit pozitiv të zgjerimit të BE-së

Koshta: Mali i Zi është një nga shembujt më të mirë të momentit pozitiv të zgjerimit të BE-së

Podgoricë, 14 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, deklaroi sot në Podgoricë se Mali i Zi është "një nga shembujt më të mirë të momentit pozitiv të zgjerimit të BE-së".

Koshta, i cili është në turneun e tij të parë në vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi progresin e Malit të Zi në reforma, përafrimin me politikat e BE-së, mbështetjen për Ukrainën dhe tha se do të ishte mirë nëse pranimi i Malit të Zi në BE do të ndodhte edhe para vitit 2028.

"Çelësi tani është të ruhet qasja, të mbahet fokusi te qëllimi dhe të mos ngadalësohet progresi".

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me fqinjët, veçanërisht me ato vende që janë tashmë anëtare të BE-së.

Pas takimit me Koshtën, presidenti Jakov Milatoviq tha se Mali i Zi dëshiron të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028 dhe u zotua të vazhdojë me ritmin e shpejtë të reformave për ta arritur këtë.

"Vendi ynë është krenar që ka statusin e një kandidati kryesor në integrimin evropian dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë në këtë rrugë", tha Milatoviq.

Koshta tha se "zgjerimi i BE-së është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik në stabilitet, paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën" dhe se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, Moldavi, Ukrainë dhe Gjeorgji është "detyra e BE-së".

Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e qeverisë së re në Berlin se nuk do të ketë zgjerim para reformës së BE-së, kryetari i Këshillit Evropian tha se ky qëndrim i ri "nuk ndikon në mundësinë tuaj për t'u bashkuar me BE-në" sepse "Gjermania është ende një mbështetëse kryesore e zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR