• e premte, 05 dhjetor 2025

Pistorius: Perëndimi duhet t}i shtojë sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Pistorius: Perëndimi duhet t}i shtojë sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën

 Berlin, 13 maj 2025 (MIA) - Perëndimi duhet t'i rrisë sanksionet kundër Rusisë, si dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Rusia dje nuk u pajtua për një armëpushim të menjëhershëm, tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

"Nevojiten hapa të mëtejshëm në lidhje me sanksionet, si dhe mbështetje shtesë për Ukrainën, sepse (Presidenti rus Vladimir) Putini, siç pritej, po sillet si zakonisht në një situatë të tillë", deklaroi Pistoriusi para gazetarëve në Berlin, raportuan mediat britanike.

 Presidenti rus Vladimir Putin propozoi vazhdimin e negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën pa parakushte, të cilat u pezulluan në vitin 2022, dhe që dialogu të fillojë më 15 maj në Stamboll.

Lideri ukrainas pranoi të zhvillojë bisedime në Turqi më 15 maj, por vetëm personalisht me Putinin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR