Pistorius do të emërohet drejtor i Agjencisë gjermane për Furnizime Ushtarake
- - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do ta zëvendësojë drejtoreshën e Agjencisë gjermane për Furnizime Ushtarake, Gabriela Korb, e cila një kohë të gjatë ishte kritikuar për procedurat e ngadalsuara dhe joefikase gjatë blerjes së armëve.
- Post By Fitore Curri
- 15:13, 29 mars, 2023

Berlin, 29 mars 2023 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do ta zëvendësojë drejtoreshën e Agjencisë gjermane për Furnizime Ushtarake, Gabriela Korb, e cila një kohë të gjatë ishte kritikuar për procedurat e ngadalsuara dhe joefikase gjatë blerjes së armëve.
Dy burime nga Ministria gjermane e Mbrojtjes sot deklaruan se në vendin e saj do të vijë nënkryetarja e mëparshme e kësaj agjencie, Anet Lenig - Emden.
Pistorius, i cili e mori funksionin ministër i Mbrojtjes në janar, dëshiron ta përshpejtojë procesin e furnizimit të armëve dhe t'i rrisë rezervat e armëve.
Mediat gjermane njoftuan se Berlini tashmë një vit dërgon ndihma në armë për Ukrainën, prandaj rezervat ushtarake të Berlinit janë shterur. fc/