• e mërkurë, 05 mars 2025

Peskovi: Dekreti i Zelenskit i vitit 2022 është pengesë për negociata paqësore

Peskovi: Dekreti i Zelenskit i vitit 2022 është pengesë për negociata paqësore

 Kiev, 5 mars 2025 (MIA) - Rusia e përshëndeti gatishmërinë e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të negociuar për paqen, duke e quajtur një hap "pozitiv".

Por, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi, e vuri në pikëpyetje prakticitetin e bisedimeve të tilla, duke theksuar  se Zelenski kishte ndaluar ligjërisht negociatat me presidentin rus Vladimir Putinin përmes një dekreti të nënshkruar në vitin 2022. 

 Pra, në përgjithësi, qasja është pozitive, por nuancat ende nuk kanë ndryshuar. Tani për tani ende ka një ndalesë ligjore që presidenti ukrainas që të negociojë me palën ruse, theksoi  Peskovi.

Zelenski dje deklaroi se është i gatshëm të punojë nën "udhëheqjen e fortë" të presidentit amerikan Donald Tramp që të arrihet një paqe e qëndrueshme në Ukrainë, disa ditë pas përplasjes së tyre verbale në Zyrën Ovale. 

 Si pjesë e përpjekjeve të tij për t'i rregulluar marrëdhëniet me Trampin, Zelenski propozoi një kornizë të re për një armëpushim të pjesshëm, i cili do të përfshijë "një ndalesë për raketa, dronë me rreze të gjatë, bomba energjetike dhe infrastrukturë tjetër civile".

Ndërsa shefi i shtabit të Zelenskit, Andrij Jermak, sot në Telegram postoi: "Rusia duhet të ndalojë menjëherë bombardimet e saj të përditshme ndaj Ukrainës nëse vërtet dëshiron t'i japë fund luftës".

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR