Peskov: Uitkof e transmetoi porosinë e Trampit për Putinin edhe u largua me përgjigje
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se presidentët e Rusisë dhe SHBA-së këmbejnë mesazhe përmes përfaqësuesit të posaçëm të presidentit amerikan, Stiv Uitkof.
- Post By Besnik Shuki
- 19:42, 25 prill, 2025

Moskë, 25 prill 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se presidentët e Rusisë dhe SHBA-së këmbejnë mesazhe përmes përfaqësuesit të posaçëm të presidentit amerikan, Stiv Uitkof.
"Uitkof sot arriti në Moskë me porosi nga Trampi për Putinin dhe largohet me përgjigje. Kjo është shatël diplomaci. Këto janë shërbimet e ndërmjetësimit që i ofron SHBA-ja", tha Peskov.
Paraprakisht, ndihmësi i Putinit, Jurij Ushakov, i cili mori pjesë në takimin, tha se takimi ka qenë konstruktiv.
Ai theksoi se në takim është diskutuar edhe për mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Moska dhe Kievi nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta që nga javët e para të luftës, që filloi në shkurt të vitit 2022.
Ushakov informoi se bisedimet i afruan pozicionet e Rusisë dhe SHBA-së jo vetëm për Ukrainën, por edhe për tema tjera. Ai shtoi se dialogu produktiv midis Moskës dhe Uashingtonit do të vazhdojë në nivele të ndryshme. bsh/
Foto: EPA