• e enjte, 27 qershor 2024

Pesë zjarre në ambiente të hapura në Shkup, Ohër dhe Negotinë

Pesë zjarre në ambiente të hapura në Shkup, Ohër dhe Negotinë

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Pesë zjarre në ambiente të hapura për 24 orë ka evidentuar Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit janë shuar vegjetacioni i ulët në atarin e fshatit Milladinovci, si dhe mbeturina të djegura në atarin e fshatit Saraj. Në Rajonin e Ohrit është intervenuar për të shuar mbeturinat e djegura në afërsi të kompleksit "Nabizi". Zjarrfikësit nga Negotina patën dy intervenime - kanë shuar drithëra të djegura në sipërfaqe prej rreth dy hektarësh në atarin e fshatit Pepelishte dhe vegjetacion i ulët i djegur në vendin "Krivollak".

Nga QMK informojnë se në territorin e komunës së Berovës, sonte prej orës 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit do të kryhet faza e parë e dezinsektimit - spërkatja nga toka për shkatërrim të mushkonjave në sipërfaqe të gjelbëruara, si dhe përgjatë rrjedhës së lumenjve. Bletarët në Rajonin e Berovës preferohet t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve të tyre.

QMK rajonale - Tetovë kumton se sot, si dhe më 7, 10, 12 dhe 13 qershor, prej orës 7:00 deri në orën 15:00 në qendrën e qitjes "Erebino" në komunën e Zhelinës, do të kryhet qitje luftarake që, siç sqarohet në kumtesë, çdo vit bëhet me pjesëtarët e policisë së Tetovës. Sot dhe nesër në poligonin e improvizuar në vendin "Rudina" afër fshatit Vollkovi, do të bëhet qitje luftarake edhe nga ana e pjesëtarëve të policisë së Gostivarit.

Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej ka pasur 1.706 thirrje në Numrin thirrës për raste urgjente. ab/

Foto: МIА arkivi

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR