• e diel, 23 shkurt 2025

Pekini thotë se as SHBA-ja e as Kina nuk do të përfitonin nga një luftë tregtare

Pekini thotë se as SHBA-ja e as Kina nuk do të përfitonin nga një luftë tregtare

Pekin, 26 nëntor 2024 (MIA) - As SHBA-ja e as Kina nuk do të fitojnë nga një luftë eventuale tregtare, deklaroi zëdhënësi i Ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengvei në komunikatën e sotme.

Deklarata vjen pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp kërcënoi se do të vendosë tarifa shtesë prej 10 për qind për të gjitha mallrat kineze kur të marrë detyrën.

Kina beson se bashkëpunimi ekonomik SHBA-Kinë është reciprokisht i dobishëm sipas natyrës, shton zëdhënësi.

Ambasadori i Kinës në Australi, Sijao Çiang deklaroi sot se politika tregtare e SHBA-së ndaj Kinës dhe vendeve të tjera do të ketë gjithashtu ndikim në marrëdhëniet midis Kanberës dhe Pekinit.

"Politika tregtare e SHBA ndaj Kinës dhe vendeve të tjera do të ketë ndikim dhe është një element i rëndësishëm për ne", tha Sijao në konferencën për shtyp në Kanbera në pyetjen nëse tarifat e mundshme të planifikuara të Trampit mbi tregtinë me Kinën do të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale të Australisë dhe gjigantit ekonomik aziatik.

Sijao i bëri këto komente menjëherë pasi Trampi njoftoi planet për të vendosur tarifë shtesë prej 10 për qind për importin nga Kina, si dhe 25 për qind për të gjitha importet nga Meksika dhe Kanadaja.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR