• e hënë, 09 shkurt 2026

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ballukun, Rama paralajmëron vazhdimin e betejës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ballukun, Rama paralajmëron vazhdimin e betejës

Tiranë, 8 shkurt 2026 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi për herë të parë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me suspendimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e vlerësuar këtë situatë si një “precedent të paparë në një vend demokratik” duke paralajmëruar “vazhdimin e betejës”.

"Qeveria do ta vazhdojë këtë betejë, sepse pavendosmëria e Gjykatës Kushtetuese e lë Shqipërinë në rrezik të mbetet vendi i vetëm në planet ku me këtë precedent, edhe presidenti i Republikës mund të suspendohet me kërkesë të një prokurori. Lufta për drejtësi, për një shtet ligjor demokratik dhe një Shqipëri evropiane ka vetëm një garanci, mua dhe këtë shumicë qeverisëse", tha Rama në episodin e pestë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”.

Shtoi se Gjykata Kushtetuese "nuk gjeti forcën për të parandaluar që qeveria shqiptare të merrej peng përsëri", përmes asaj që e vlerësoi si një mjet të paprecedentë dhe të padëgjuar në botën demokratike, suspendimin e një anëtari të qeverisë nga një prokuror dhe një gjyqtar, në një seancë paraprake, para se të fillonte gjyqi.

"Pavendosmëria e Gjykatës Kushtetuese e bën Shqipërinë, për herë të dytë brenda dy muajsh, një rast unik negativ. Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantesi te "Don Kishoti i Mançës" e quan arsyen e mosarsyes. Pavendosmëria e Gjykatës Kushtetuese e rikthen suspendimin e ministres pavarësisht faktit se ajo nuk akuzohet për korrupsion, as nga prokurorja që kërkoi suspendimin", thekson Rama.

Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive  të parlamentit nga pushteti gjyqësor.

Pas vendimit të Gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për ta suspenduar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë vendim shkelje të kompetencave kushtetuese dhe paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se "gjykata ndërhyri në kompetencat e degës ekzekutive, më saktë në të drejtën e kryeministrit për të suspenduar ose shkarkuar anëtarët e qeverisë".

Gjykata speciale vendosi dy masa sigurie ndaj Ballukut: "suspendim nga kryerja e detyrave dhe funksioneve" dhe "ndalesë të daljes nga vendi" me kërkesë të Prokurorisë speciale e cila më 31 tetor të vitit të kaluar ngriti akuza kundër Ballukut, si pjesë e një hetimi që lidhet me procedurat e tenderit për tunelin e Llogarasë dhe një pjesë të projektit të Unazës së madhe në Tiranë.

Foto: printskrin nga podkasti/ueb faqja e Gjykatës Kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR