• e shtunë, 23 nëntor 2024

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Në disa vende, posaçërisht pasdite, do të jetë jostabil me të reshura më të mëdha të shiut (mbi 30l/m2), bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km/orë), lokalisht në formë të motit të ligë. Temperatiura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 15 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 20 gradë Celsius.

Nën ndikimin e valëve të lagështa, deri në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Nesër në disa vende do të ketë paraqitje të motit jostabil, me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km/orë), lokalisht në formë të motit të ligë. Prej të premtes, e posaçërisht gjatë fundjavës, për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore, të reshurat në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e re e borës. Të reshurat kohëpaskohe do të jenë të mëdha, në disa vende mbi 40 l/m2 për periudhë të shkurtë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR