Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në male në veriperëndim reshje të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 09:19, 8 shkurt, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në male në veriperëndim reshje të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira. Paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.Temperatura minimale do të bie deri në pesë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë.
Nën ndikimin e një serie të valëve ajrore të lagështisë vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të dendura, ndërsa në male të borës. Siç paralajmëron DPHM, për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të hënën reshjet e shiut do të kalojnë në borë edhe në disa nga vendet më të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa të mërkurën dhe të enjten erë e fuqishme nga drejtimi juglindor. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s