• e diel, 08 shkurt 2026

LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, pa pritje në kufij

LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, pa pritje në kufij

Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto-Mote e Maqedonisë. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR