8 shkurt 2026 (MIA)
1725. - Vdiq Pjetri i Madh i Rusisë. Vendin e tij e zuri më pas KaterinaeI. Gjatë kohës së sundimit të tij, Rusia e pa veten të binte dukshëm në sferën e influencës europiane.
1828. - Lindi shkrimtari i madh francez i librave fantastiko shkencore Jules Verne. Romanet e tij aventureske si "Udhëtim në qendër të tokës" dhe "Rreth botës në 80 ditë", i dhanë një shtysë të madhe shkencës.
1904. - Japonia pa paralajmërim e sulmoi flotën ruse në Port Artur, me çfarë filloi lufta ruso-japoneze. Rusia u tregua e pafuqishme në mbrojtje dhe e pranoi tërheqjen nga Manxhuria, ndërsa e njohu edhe pushtetin e Japonisë mbi Korenë.
1920. - Lindi aktorja e madhe amerikane Lana Tarner. E njohur ndryshe si 'vajza e ëmbël' ajo u bë e famshme sidomos në rolet e saj të interpretuara në filmat "Postieri troket gjithmonë dy herë" dhe "Pajton Place".
1925. - Lindi aktori i madh amerikan Xhon Lemon. Ai ka fituar gjatë karrierës së tij 2 Oscar për rolet e tij në filmat "Mister Robert's" dhe "Shpëto tigrin".
1931. - Lindi aktori 'kult' amerikan, Xhejms Din. Ai personifikoi rebelimin e rinisë në filmat "Lindja e parajsës" dhe "Rebel pa shkak".
1935. - Vdiq piktori dhe grafisti gjerman Maks Liberman, përfaqësues më i rëndësishëm i impresionizmit gjerman.
1837. - Trupat e gjeneralit Francisko Franko e morën Malagën në luftën qytetare spanjolle, me ndihmën e 15.000 ushtarëve italianë.
1943. - Armata sovjetike në Luftën e Dytë Botërore e çliroi qytetin Kursk të cilin gjermanët e okupuan në vitin 1941.
1971. - Gratë zvicerane, për herë të parë në historinë e këtij vendi morën të drejtë vote.
1984. - Në Sarajevë u hapën Lojërat dimërore olimpike, të parat në SFRJ, në të cilat morën pjesë sportistë nga 49 vende.
1996. - Republika e Argjentinës e njohu Republikën e Maqedonisë.
1996. - Këshilli i Europës pranon Rusinë si anëtaren e 39-të të tij. Kushti i vetëm që duhej të plotësonte Rusia në atë kohë ishte nënshkrimi i Konventës së Këshillit të Europës mbi të drejtat e njeriut.
1999. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kinës Tajvan vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh.
1999. - Zhvillohet ceremonia mortore e mbretit Hysein të Jordanisë, i cili vdiq në moshën 63 vjeçare nga kanceri. Mbretëreshat dhe princeshat nuk e ndoqën kortezhin, sepse tradita myslimane e ndalon pjesëmarrjen e grave në ceremoninë mortore.
2005. - Kryetari i qeverisë izraelite Ariel Sharon dhe presidenti palestinez Mahmud Abas pas bisedimeve në Egjipt, shpallën armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve.
2006. - Në Sarajevë u dogjën flamuri danez dhe norvegjez gjatë protestës me rastin e publikimit të karikaturës ofenduese të profetit Muhametit në mediat në vendet perëndimore evropiane.
2012. - Në Britani të Madhe në moshën 110 vjeçare vdiq veterani i i fundit i njohur nga Lufta e Parë Botërore, Florens Grin.