• e hënë, 23 dhjetor 2024

Palestina i bëri thirrje KB-së të shpallin zi urie në Gazë

Palestina i bëri thirrje KB-së të shpallin zi urie në Gazë

Nju-Jork, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Palestina sot i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara zyrtarisht të shpallin zi urie në Rripin e Gazës, e cila prej 7 tetorit është nën sulme izraelite.

"Raportet ndërkombëtare tregojnë përhapje të urisë mes familjeve palestineze të cilat kalojnë ditë të tëra pa ushqim", ceket në kumtesën e Ministrisë palestineze të Punëve të Jashtme.

Nga atje shtojnë se mbi një milion njerëz në Rripin e Gazës janë të uritur, transmeton Anadollu.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh paraprakisht deklaroi se katër nga pesë njerëzit më të uritur në botë janë në Gazë.

"Rreth 1,9 milion persona të zhvendosur janë në strehimore dhe janë të ekspozuar ndaj urisë së fuqishme, ndërsa 50.000 gra shtatzëna janë në strehimore pa ujë, medikamente dhe mbrojtje shëndetësore", kumtoi Ministria palestineze.

Izraeli e sulmoi Rripin e Gazës pas sulmit tejkufitar të grupit militant palestinez Hamas, më 7 tetor, me ç'rast deri më tani jetën e humbën së paku 20.915 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa u lënduan mbi 54.918. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR