• e premte, 20 dhjetor 2024

Përpjekja e shtatë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë

Përpjekja e shtatë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë

Sofje, 28 nëntor 2024 (MIA) – Deputetët bullgarë nga përbërja e 51-të e Kuvendit Popullor sot do të bëjnë përpjekjen e shtatë që të zgjedhin kryetar të këtij organi. 

Vazhdimi i seancës së parë në të cilën deputetët po bëjnë përpjekje të zgjedhin kryetarin e Kuvendit Popullor është ndërprerë dhjetë minuta pas fillimit. Me kërkesë të kryetarit të BSP-së, Atanas Zafirov, është paralajmëruar 30 minuta pauzë për konsultime ndërmjetpartive. Tensioni në sallë u shtua pasi ai deklaroi se kryesuesi i seancës, Silvi Kirilov nga ITN, ka refuzuar mbledhjen e këshillit presidencial, gjë që sipas tij është e paprecedentë.

Kirili ktheu se nuk mund të thirre këshillin presidencial sepse parlamenti nuk ka rregullore. Kjo është arsyeja formale për refuzimin e tij, por u pajtua që të mbahen konsultime. 

Por, mundësitë për sukses nuk janë të mëdha, duke pasur parasysh se partitë i kandiduan deputetët e njëjtë. Përsëri ka katër kandidatë për kryetar të Kuvendit Popullor, pa ndryshime në nominime. 

Para pushimit, GERB-SDS përsëri e propozuan Raja Nazarjan. “Ju bëj thirrje të gjithëve që me mençuri dhe përgjegjësi ta mbështesni këtë kandidaturë të denjë”, porositi Temenuxha Petkova. “Preporod” për të shtatën herë e nominoi Petar Petrovin, përderisa nga “Ekziston një popull i tillë” mbetën pas kandidaturës së Silvi Kirilov. 

Pas pushimit, Borisllav Gucanov deklaroi se e majta ka bërë çmos që të arrihet marrëveshje për kandidaturë të përbashkët, por pasi konsultimet nuk patën sukses, ata përsëri e nominojnë Natalia Kiselovën. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR