• e diel, 12 maj 2024

Për Pashkët mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë

Për Pashkët mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Të dielën dhe të hënën moti në vend për festën më të madhe të krishterë, Pashkët do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Të martën do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Nën ndikimin e valës së lagështisë të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot të paqëndrueshëm reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie.

Nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 1 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 9 deri në 21 gradë Celsius. Mot i ngjashëm edhe në Shkup me temperatura deri në 19 gradë Celsius. 

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR