Fon der Lajen: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së të vazhdojë me zbatimin e reformave dhe respektimin e Marrëveshjes së Prespës
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pasdite përmes rrjetir social X porositi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me integrimin në BE përmes zbatimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve të lidhura, mes të cilave edhe asaj të Prespës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:12, 12 maj, 2024

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pasdite përmes rrjetir social X porositi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me integrimin në BE përmes zbatimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve të lidhura, mes të cilave edhe asaj të Prespës.
"Që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e suksesshme drejt qasjes në BE, më me rëndësi është që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimit të plotë të marrëveshjeve të saj obligative, duke përfshirë edhe Marrëveshjen nga Prespa", ka shkruar Fon der Lajen. bsh/
Foto: Printskrin