• e diel, 22 dhjetor 2024

Lloga: Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pavlefshëm

Lloga: Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pavlefshëm

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Krenar Lloga, ministri i Drejtësisë dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, në reagimin ndaj fjalimit të presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, vlerëson se ajo nuk e ka respektuar emrin kushtetues të shtetit dhe se me këtë betimi i saj bëhet i pavlefshëm.

"Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pavlefshëm. Ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e presidentit të Shtetit si ushtrues detyre", thotë Lloga në reagimin e publikuar në Fejsbuk dhe të ndarë në mediume.

Siljanovska-Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit - Republika e Maqedonisë së Veriut, por ka përdorur Maqedonia. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR