• e diel, 23 qershor 2024

Pendarovski ia uroi fitoren zgjedhore Siljanovska-Davkovës dhe i dëshiroi sukses në funksionin e presidentit

Pendarovski ia uroi fitoren zgjedhore Siljanovska-Davkovës dhe i dëshiroi sukses në funksionin e presidentit

Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Pas ceremonisë zyrtare të pranim-dorëzimit të funksionit President, presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova realizoi tet-a-tet takim me paraardhësin e saj, Stevo Pendarovski dhe i ka përshëndetur të punësuarit në Kabinetin e Presidentit.

"Në takimin, Pendarovski ia uroi presidentes Siljanovska-Davkova fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit. Dy bashkëbiseduesit e kanë përshëndetur procesin e zbatuar zgjedhor, duke potencuar se zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të opinionit në vend dhe e kanë demonstruar pjekurinë demokratike të shtetit tonë", kumtoi Kabineti i presidentit. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR