• e mërkurë, 05 mars 2025

Për fundjavë shi dhe kohëpaskohe borë

Për fundjavë shi dhe kohëpaskohe borë

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Sot në orët e pasdites dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale, në disa vende të rrëmbyeshme me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Dhe nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, kumtoi DPHM-ja.

Të dielën në më shumë vende do të ketë reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme (deri në 15 l/m2) dhe temperaturat ditore do të jenë më të ulëta. Gjatë natës drejt të hënës në zonat malore dhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore reshjet do të jenë kohëpaskohe me borë. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë më e fuqishme veriore.

Nga e hëna do të mbajë mot i qëndrueshëm me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jenë në rritje.

 Në Shkup sot drejt fundit të ditës, ndërsa veçanërisht gjatë natës do të ketë reshje të shiut të cilat herë pas here do të jenë të rrëmbyeshëm. Nesër në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa reshje të herëpashershme do të ketë dhe të dielën dhe do të fryjë erë mesatare veriore. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR