Oferta turistike maqedonase në Bursën ndërkombëtare turistike në Berlin
- Oferta turistike e Maqedonisë, lokalitetet më atraktive në vend dhe produktet vendore turistike do të prezantohen në Bursën ndërkombëtare të turizmit, e cila nga sot në tre ditët e ardhshme do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:36, 4 mars, 2025

Ohër, 4 mars 2025 (MIA) - Oferta turistike e Maqedonisë, lokalitetet më atraktive në vend dhe produktet vendore turistike do të prezantohen në Bursën ndërkombëtare të turizmit, e cila nga sot në tre ditët e ardhshme do të mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Në panairin e madh të udhëtimit, inovacioneve, njohurisë dhe frymëzimit për shtyrjen e kufijve turistik, 190 vende dhe rajone do të prezantohen me 5.600 ekspozues, të gjithë me produktet e tyre tërheqëse dhe inovative turistike.
Prezantimi maqedonas në Berlin po mbahet në bashkëpunim me Agjencinë për promovim dhe përkrahje të turizmit me numër rekord të bashkëekspozuesve, operatorëve turistikë dhe hotelierëve.
Nga Agjencia theksojnë se tregu turistik gjerman po bëhet prioritet, i mbështetur edhe nga fakti se turistët nga Gjermania janë në top pesëshen e qëndrimeve në vend, me 38 mijë vizita turistike dhe 75 mijë fjetje dhe një rritje prej 8 për qind të shënuar vitin e kaluar. mb/
Foto: APPT