Aksident i rëndë trafiku në autostradën Tetovë - Gostivar veturat janë duke u devijuar
- Automjetet që qarkullojnë në autostradën Tetovë - Gostivar para kryqëzimit për fshatin Vrapçisht janë duke u devijuar në rrugë dytësore për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:30.
- Post By Sara Ademi
- 16:54, 4 mars, 2025

Gostivar, 4 mars 2025 (MIA) - Automjetet që qarkullojnë në autostradën Tetovë - Gostivar para kryqëzimit për fshatin Vrapçisht janë duke u devijuar në rrugë dytësore për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:30.
Sipas informacioneve fillestare të policisë, ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve të pasagjerëve, ndërsa për të lënduarit është thirrur një ambulancë.
Në vijim është ekspertiza në vendin e ngjarjes, ndërsa nga SPB Tetovë paralajmëruan më shumë informata për më vonë. sa/
foto: MIA