• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fetai dhe ambasadori Val biseduan për përshpejtimin e integrimit evropian

Fetai dhe ambasadori Val biseduan për përshpejtimin e integrimit evropian

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai sot takoi ambasadorin e OSBE-së, Kilian Val dhe zëvendësshefen e Misionit në Shkup, Enrika Vida. 

Në takim u diskutuan prioritetet e Planit strategjik të kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fetai për vitin 2025, me vëmendje të veçantë luftës kundër korrupsionit, konfiksimit të aseteve kriminale, rritjes së transparencës së institucioneve dhe forcimin e dialogut strategjik me shoqërinë civile. 

 Siç informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë,   palët diskutuan edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

“Ekspertiza dhe roli i OSBE-së janë të pazëvëndësueshme për forcimin e demokracisë, ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare”, theksoi Fetai 

Ai faleminderoi ambasadorin Wahl për mbështetje të vazhdueshme të OSBE-së për Maqedoninë e Veriut duke shprehuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në zbatimin e prioriteteve të kabinetit, të cilat korrespondojnë me strategjinë e re të misionit të OSBE-së. Përpara, së bashku, për një të ardhme më të ndershme dhe më të sigurt, porositi Fetai.

 Foto: Kabineti i Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë

 

QËNDRONI TË LIDHUR